“Më mirë se në Itali”, turisti italian vjen me pushime në Jug të Shqipërisë dhe mbetet pa fjalë.. (Video)

655
0

Jugu i Shqipërisë është kthyer në një destinacion të preferuar për turistët vendas dhe të huaj përgjatë viteve të fundit. Kreu i qeverisë, Edi Rama, i cili disa ditë më parë postoi një video nga Aramerasi në Ksamil ku shijonte pushimet, ka ndarë një rrëfim të një turisti italian i cili ndodhet me pushime në Dhërmi. Turisti italian e përshkruan jugun e vendit tonë si një mrekulli. Ai ndihet i vlerësuar nga shqiptarët dhe në video thotë se në vendin tonë mund të pushosh më mirë se në Itali.

Rrëfimi i turistit italian: Si është në Shqipëri? Shiko ku jam vëlla! Jam në Dhërmi prej tre ditësh, është për mrekulli. Njerëzit janë të shoqërueshëm, italianët trajtohen shumë mirë, thuajse të gjithë flasin italisht dhe kursen para. Hëngrëm jashtë dje 9 persona dhe paguam vetëm 300 euro! Çfarë të të them! Njerëzit janë të sjellshëm, mund të ecësh qetësisht me orën 30 mijë euro në dorë, me 3 milionë lekë dhe askush nuk të thotë asgjë. Makinën mund ta lësh hapur. Na respektojnë, na duan, na çmojnë. Vendi është i mahnitshëm, deti fantastik dhe të bën mos ta kesh zili fare detin e Sardenjës. Ka plot vende për jetë nate, plot lokale dhe vende të bukura. Mund të shkosh në xhiro i sigurt si të ishe në Itali, madje edhe më mirë se në Itali.