I nxeht ‘ferri’ rikthehet në vend! Sa do të zgjasë? Sinoptikania: Vala Sharon largohet ditën e..

57487
0

Nga e shtuna deri të hënën,  parashikohet që termometri të shënojë  temperatura deri në 40 gradë Celsius e në disa zona, deri në 41. Sinoptikania Lajda Porja tha se e premtja parashikon vranësira kalimtare dhe rrebeshe shiu, ndërsa prej së shtunës moti  bëhet i kthjellët e i nxehtë.

Porja tha se era do të jetë mjaft e fortë, sidomos në zonat bregdetare ku pritet dallgëzim i lartë sidomos në  detin Jon. Lajmi i mirë është që pas këtyre tre ditëve të nxehta që shkaktohen prej valës së quajtur Sharon, prej së martës pritet që moti të jetë më i freskët.

Lajda Porja: Na presin 3 ditë shumë të nxehta, përjashtuar ditën e sotme temperaturat e së cilës mbeten rreth vlerës 38-39 gradë, vranësirat do të shtohen në pjesën e dytë të ditës. Presim që të kemi rrebeshe shiu në ekstremin veri-verilindje, por do të jenë reshje krejtësisht të përkohshme dhe kalimtare. E shtuna dhe e diela sjell përmirësim të motit, do të jemi nën ndikim të motit të kthjellët dhe të nxehtë, do të ketë temperatura mjaft të larta. Termometri regjistron 40 gradë ditën e shtunë, të dielën 41 gradë vetëm se do të jetë në disa qarqe. Do të jetë Shkodra, Elbasani, Berati dhe Gjirokastra të cilat do të shënojnë temperaturat më të larta përgjatë këtyre 3 ditëve që do të zgjatin të shtunën, të dielën dhe të hënën.

Vija bregdetare do të jetë rreth vlerës 36-37 gradë, zonat malore 35-36 do të jetë Kukësi dhe Hasi, 34 gradë do të jenë zonat e juglindjes, kryesisht qarku i Korçës, por duhet të them që moti i nxehtë do të na shoqërojë të paktën përgjatë kësaj fundjavve. Ajo çfarë duhet të theksojmë është që përveç temperaturave të larta, do të mbeten problematike parametri i erës. Era do të jetë e fuqishme sidomos në orët e pasdites e deri vonë në mbrëmje, të premten, të shtunën dhe të dielën. Kujdesi duhet të jetë pak i lartë për të gjithë ata që pushojnë përgjatë brigjeve detare duke qenë se do të kemi një det të trazuar. Adriatiku dhe kryesisht Joni, do të kenë një dallgëzim të lartë për shkak të pranisë së parametrit së erës.

Megjithatë, ka sinjale që java tjetër, pas ditës së martë të ketë një freskim të lehtë të motit. Është quajtur Sharon, është një perëndi nga mitologjia greke kjo valë që do të prekë kryesisht Italinë e jugut, presim temperatura akoma më të larta, Shqipëria edhe pse në periferi të saj do të ketë zona të izoluara që do të shënojnë 41 gradë, por kjo valë do të qëndrojë pak, për vetëm 3 ditë.