Vrasja e 38-vjeçarit shqiptar në Itali, arrestohen tre persona

580
0

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur të enjten në Itali ku mbeti i vrarë 38-vjeçari shqiptar Dritan Idrizi.

38-vjeçari u godit me thikë dhe si pasojë e plagëve të marrë nuk arriti të mbijetonte.

Për këtë ngjarje janë arrestuar tre persona si të dyshuar për krimin. Nga hetimet ka rezultuar se 38-vjeçari pasi ishte goditur me thikë ishte dërguar me makinë në urgjencë ndonëse pas ndërhyrjes nuk arriti të mbijetonte.

Sherri kishte ndodhur e anëtarë të një familje po me origjinë nga Shqipëria, ku kryefamiljari gjatë sherrit ishte goditur me shkop metalik dhe dyshohet se më pas ai ka nxjerrë thikën dhe e ka goditur 38-vjeçarin duke i shkaktuar plagë të rënda me pasojë vdekjen.

Arsyet e këtij sherri janë ende të paqartë ndonëse nga hetimet ka rezultuar se gjithçka ka nisur pas një shumë 5 mijë euro. Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen  e plotë të ngjarjes.