Qyteti më i shtrenjtë për të jetuar, sipas të dhënave të reja është Gjeneva.
Baza e të dhënave në internet Numbeo zbuloi në indeksin e kostos së jetesës, të cilin e publikon çdo gjashtë muaj, se qyteti zviceran kishte rezultatin më të lartë të kostos së përgjithshme të jetesës.
Në vendin e dytë ishte qyteti zviceran i Zyrihut ndërsa Nju Jorku u rendit i treti.
Qytetet amerikane përbënin pjesën më të madhe të listës.
Kompania e bazës së të dhënave shqyrtoi faktorë të tillë si kostoja e sendeve ushqimore, të ngrënit në restorante, kostot e qirasë dhe sa larg shkon monedha vendase, për të formuluar rezultatet e saj.