Virxhil Vesho, priste që për dy javë mbushte 82-vjec, por nuk ishte e shkruar për të, pasi vdekja e gjeti në formën më të dhunshme, pikërisht aty në dhomën që e kishte ndarë me bashkëmoshatarë të tjerë që kanë ndërruar jetë paqësisht.
Shoku i tij i dhomës, një historian i njohur përdori bastunin ku mbështetej për shkak të moshës së thyer, dhe duke zbardhur kjo e enjte e goditi mizorisht në kokë.
Autori u identifikua si Zyhdi Shehi 78 vjeç, tha fjali të paqartë për agjentët kur u pyet për ngjarjen.
Për shkak se edhe viktima edhe Shehi vuanin nga skleroza, policia ka bindjen se deklarata e historianit të njohur që u shpreh se ‘e qëlloi shokun pasi i kishte zënë krevatin’ mbetet një version që i përket tronditjes.
Megjithatë i moshuari do të akuzohet për vrasje, dhe mes shkresave që janë sekuestruar në qendrën private të të Moshuarve “Ruaje moshën”, janë marrë edhe dëshmitë e stafit, kryesisht infermierë.
Versioni tjetër i autorit ishte se përdori një shkop hekuri duke e qëlluar shokun e tij të dhomës, pasi ai e bullizonte.
Sipas policisë ekspertët do të caktojnë se në çfarë shkalle ishte i prekur autori nga skleroza, ndërkohë që brenda pak ditësh ai do të dalë para gjykatës penale.
Mosha dhe sëmundja e tij pritet të jenë karta e fortë e avokatëve për ta mbrojtur.