Për të legalizuar dokumentet e huaja apo dokumente shqiptare që të nevojiten jashtë shtetit apo për t’u pajisur me Vulë Apostile nuk do duhen më javë të tëra, por vetëm 24 orë.
Ministri i Jashtëm lajmëron thjeshtimin e procedurave.
Tanimë çdo dokument që dëshiron ta legalizosh apo apostilosh kur je në Shqipëri mund ta dorëzosh në çdo pikë postare dhe përgjigja të vjen brenda një dite. Ndërkohë kur ndodhesh jashtë shtetit procedura bëhet në përfaqësitë diplomatike, por brenda 24 orëve.
Të vetmet vende me të cilat ka marrëveshje dypalëshe dhe nuk kërkohen që dokumentet të legalizohen apo apostilohen janë Hungaria, Republika Çeke, Rumania, Rusia, Sllovakia, Bullgaria dhe Kosova. Me çdo vend tjetër ky është një detyrim ligjor.