Ministria e Jashtme: Ja ku të aplikoni nëse keni humbur dokumentet e udhëtimit apo ju kanë skaduar?

289
0

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme iu jep mundësi shqiptarëve që kanë humbur dokumentet e tyre të udhëtimit apo iu ka përfunduar afati i vlefshmërisë, shërbimet konsullore online.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’, ministri Igli Hasani, thekson se emigrantët mund të aplikojnë online në platformën e-albania.

“Shkurto kohë nëpërmjet shërbimeve konsullore online. Nëse keni humbur dokumentin tuaj të udhëtimit ose ju ka përfunduar afati i vlefshmërisë, aplikoni online në platformën e-albania për shërbimin “LEJE KALIMI” në Misionin Diplomatik dhe Postin Konsullor të RSH-së më të afërt.”, shkruhet në njoftimin e ministrisë.