Një 44- vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga policia italiane, pasi dyshohet se qëlloi me thikë një bashkatdhetarin e tij pas një debati.
Sipas mediave italiane, 44-vjeçari goditi me thikë në bark bashkatdhetarin në një lokal në Fossano, pas një debati dhe më pas është larguar me veturën e tij. Megjithatë, karabinierët arritën ta arrestonin nën akuzë për tentativë vrasje dhe mbajtje e pajustifikuar e armëve.
Pas arrestimit atij i janë gjetur në tapetin e pasagjerit, një thikë të madhe kuzhine ende e njollosur me gjak, si dhe dy thika të tjera kuzhine të madhësive të ndryshme, të fshehura përkatësisht pas sediljes së djathtë.