Këtë fundjavë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme me mbizotërim të motit të kthjellët, por nuk do të mungojnë alternime të herëpasherëshme vranësirash.
Vranësirat do të pasohen me reshje shiu me intensitet të ulët veri dhe lindje të terriorit, gjatë ditës së Shtunë.
Era do të fryjë me drejtim jugperëndim-verilindje 3-6m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi 7-14m/s shoqëruar me dallgëzim të forcës 2-4ballë.