“Bosh, bosh, bosh…”, Blendi Fevziu nxjerr VIDEON nga plazhi: S’më ka ndodhur kurrë ta shoh kështu

833
0

Gazetari Blendi Fevziu ka publikuar pamjet nga plazhi më i bukur në jug të vendit, pikërisht nga Gjiri i Gramës, i cili ngjan një “shkretëtirë” e vërtetë.

Kjo video nga gazetari është bërë pikërisht dje, 31 korrik, ku supozohet që jemi dhe në pikun e sezonit turistik. Mirëpo, ndryshe nga vitet e tjera, Fevziu na ka treguar se edhe pse ora shënon 15:30 shezlongët janë bosh.

“Meqë ka një debat shumë të madh për çështjen e turizmit në Shqipëri jam në Gjirin e Gramës, gjirin më të bukur ndoshta të jugut, gji i cili nuk gjen vend nëse vjen në korrik dhe gusht. Është data 31 korrik dhe është ora 3 e gjysmë e pasdites dhe shikojeni si është situata.