Çfarë na pret në gusht? Sinoptikani Hakil Osmani: Kësaj jave temperatura të larta, më pas..

14789
0

Edhe gjatë kësaj jave do të kemi temperatura të larta, kështu tha Hakil Osmani nga Meteoalb për “Good Morning Albanians”,në Euronews , i cili paralajmëroi se temperaturat do të shkojnë deri në 39 gradë celsius. Zonat me temperatura më të larta do të jenë Berati dhe Elbasani.

Osmani tha se në mes javë do ketë një ulje të temperaturave, por ulja nuk do të jetë shumë e ndjeshme.

Hakil Osmani bëri edhe një parashikim sa i takon motit që na pret në Gusht. Sipas tij ky muaj do të jetë më i freskët se korriku.

“Në fakt gushti pritet të jetë më i moderuar. Do kemi temperatura më të pranueshme, ndryshe nga ato 43-45 gradë celsius që janë regjistruar në korrik. do ketë ditë ku temperaturat mund tu afrohen vlerave 40 gradë, por mund të jenë vetëm 1-2 ditë. Këto do jenë në 15 ditshin e parë, në 15 ditshin e dytë, pritet që temperaturat të ulen.