Del parashikimi i Motit për javën që vjen, ja cfarë pritet 5 ditët në vijim (Tabela)

9100
0

Për javën që presim përpara vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike ndërsa pritet një tjetër valë të të nxehtit. Kjo situatë vjenë përsëri si pasojë e masave ajrore të nxehta me origjinë afrikane.

Megjithatë ndryshe nga sa kaluam në javët e para të Korrikut kjo valë e të nxehtit vjen më e “zbutur” dhe zgjatë vetëm pak ditë me temperatura relativisht të larta. Në këtë mënyrë vetëm për ditën e Hënë dhe atë të Martë (duke mos përjashtuar këtu ditën e Premte) pritet që temperaturat në vlerat e mesditës të kapin vlera 39-40 grad celcius, ndërsa më pas për ditët e tjera temperaturat mbeten në vlera të larta por janë vlera që përfshihen në mesataren klimatike mujore për vendin tonë.

Nga sa kuptohet dhe më lartë moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin për të gjitha ditët dhe orë të plota me diell.

Për të gjithë pushuesit pranë bregdetit (dhe jo vetëm) problematike për ditën e Hënë dhe atë të Martë do të jetë era e cila do të fryjë relativisht intensive (dhe lokalisht intensive) me drejtim nga kudrati i veriut dhe shpejtësi mesatare deri në 8-10 m/s. Megjithatë, nga dita e Mërkurë dhe më pas itensiteti i erës bie me shpejtësi mesatare 1-5 m/s dhe drejtim kryesor përsëri nga kuadrati i veriut.