500 mijë lekë fatura në Orikum, 4 shqiptarët e Kosovës nuk i besojnë syve

980
0

Një grup prej katër turistësh shqiptarë të Kosovës kanë përjetuar një surprizë të “hidhur” gjatë pushimeve të tyre në Orikum të Vlorës.

Pasi porositën disa ushqime deti dhe pije në një restorant të zonës, ata mbetën pa fjalë nga çmimi i faturës që iu paraqit në fund.

Fatura, e cila arrin në vlerën e 48,950 lekëve (afërsisht 520 euro), përfshinte artikuj të tillë si karkaleca, peshk, sallatë greke, brusketë dhe pije të ndryshme. Disa nga artikujt më të shtrenjtë në faturë përfshinin Fagri Sinagridhe me vlerë prej 25,200 lekësh dhe Fasilaio me vlerë prej 7,500 lekësh.

Turistët janë shprehur të tronditur nga çmimi i lartë, duke theksuar se secili prej tyre porositi nga një peshk dhe një pije, por përfunduan duke paguar një shumë të konsiderueshme në fund. Ata ndanë përvojën e tyre në rrjetet sociale për të paralajmëruar turistët e tjerë dhe për të kërkuar transparencë në çmimet e restoranteve.

“Porositem nga një peshk dhe nga një pije, por shikojeni sa na u desht të paguajm në fund”,-shkruajnë ata.