“E bekuar” Pas divorcit, Rudina Hajdari poston për herë të parë foto me partnerin..

742
0

Ish-deputetja Rudina Hajdari duket se ka nisur një lidhje, pas divorcit me ish-bashkëshortin me të cilin ka edhe një vajzë.

Hajdari tashmë e distancuar nga politika, po shijon lidhjen e saj të re.

Ish-deputetja dhe pse larg politikës, ka qenë shumë aktive në rrjetet sociale, ku shpërndan foto nga përditshmëria e saj.

Së fundmi vetë Hajdari ka postuar foto me të dashurin, teksa krahas fotos shkruan “e bekuar”. Çifti po shijo dashurinë në jug të Shqipërisë.

Kujtojmë që në 2022 Hajdari është ndarë me partnerin e saj Muçjo Demirajn, me të cilin ka një vajzë, Sihanën.

Atë kohë në një intervistë Hajdari pati lënë të nënkuptohej se shkak i divorcit ishte bërë distanca, pasi bashkëshorti i saj jetonte në SHBA, ndërsa ajo në Shqipëri.