Aksident i rëndë/ Përplaset në Itali minibusi me turistë shqiptarë. 16 në spital

2798
0

Një autobus me disa persona, me sa duket të gjithë turistë nga Shqipëria është përfshirë në një aksident të rëndë rrugor në Katania të Siçilisë.

Aksidenti ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 16:00.

Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit por mund të ketë qenë një defekt i frenave.

118 karabinierët dhe zjarrfikësit e Acireale dhe Riposto ndodheshin në vendngjarje.

Disa spitale në Katania dhe provincë janë alarmuar.

16 persona kanë mbetur të plagosur, njëri prej tyre është dashur të transportohet me autoambulancë.

Askush nuk është në gjendje të rëndë.