Rënia globale e sistemeve kompjuterike Aerporti i Rinasit bën njoftimin: Vonesat mund të vijnë nga..

1024
0

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës konfirmon se nuk është prekur nga rënia globale e sistemeve kompjuterike.

Por edhe pse sistemi i aeroportit është funksional, pasagjerët njoftohen se mund të përballen me ndryshime të orareve të fluturimeve.

“Për shkak të ndërprerjeve në aeroportet e vendeve të tjera të prekura, mund të ketë ndryshime në oraret e fluturimeve, si për mbërritjet, ashtu edhe për nisjet në Aeroportin e Rinasit.

Këshillohet që të gjithë pasagjerët të verifikojnë oraret e fluturimit drejtpërdrejt me linjat ajrore ose agjencitë e tyre të udhëtimit përkatës”, njofton Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës.

Problemet me sistemin, sipas shoqatës së bankave, nuk kanë prekur as sistemin tonë bankar dhe as shërbimet e tjera.