I nxehti përvëlues, shënohet viktima e parë në Shqipëri

1761
0

Vala e të nxehtit që po përjeton vendi ynë ka shkaktuar viktimën e parë. Një i moshuar nga Memaliaj, i identifikuar si shtetasi me inicialet L.M., 66 vjeç, është gjetur i pajetë këtë të martë nga të afërmit e tij në një parcelë bujqësore.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Memaliajt dhe dyshohet se i moshuari ka ndërruar jetë si pasojë e temperaturave të larta të ajrit.

Sipas verifikimeve të kryera nga grupi hetimor i moshuari nuk kishte shenja dhune në trup, duke hedhur poshtë dyshimet për vrasje dhe konfirmohet se vdekja ka ardhur si pasojë e të nxehtit.

Rreth orës 09:30, në fshatin Memaliaj, është gjetur i pajetë, nga familjarët, në tokën e tij, shtetasi L. M., 66 vjeç. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. Nga të dhënat paraprake dyshohet për vdekje natyrale“, njofton policia.