Një veprim pozitiv mund të krijojë një reaksion zinxhir të pozitivitetit.
Kur u ktheva në shtëpi atë natë,ndersa gruaja ime ishte duke me sherbyer darken, unë mora doren e saj dhe i thashë se kisha diçka për ti thënë. Ajo u ul dhe hëngri në heshtje. Përsëri vura re dhimbje në sytë e saj.
Papritmas nuk dija të hapja gojën. Por doja ti lija te kuptonte se cfare isha duke menduar. Dua një divorc. Kam ngritur çështjen me qetësi.
Ajo nuk duket të jetë e mërzitur nga fjalët e mia, në vend te kesaj ajo më pyeti me butësi, pse?
E shmanga pyetjen e saj. Kjo e zemeroi ate. Ajo hodhi shkopinjtë dhe më bërtiti, ti nuk je burre! Atë natë, nuk biseduam me njëri-tjetrin. Ajo qante. E dija që ajo donte të kuptonte se çfarë kishte ndodhur me martesën tonë. Por unë vështirë se mund t’i jepja një përgjigje të kënaqshme. Un nuk e doja me. Vetem e merzisja ate.
Me ndjenjen e thelle te fahit, hartova nje marrëveshje divorci, e cila deklaronte se ajo mund të zotëronte shtëpinë tonë, makinën tonë dhe 30% të aksioneve të kompanisë sime.
Ajo e shqyrtoi atë dhe pastaj e grisi atë. Gruaja që kishte kaluar dhjetë vjet të jetës së saj me mua, ishte bërë një e huaj. Më erdhi keq për kohën e humbur, burimet dhe energjinë e saj të humbur, por nuk mund ta ktheja mbrapsh atë që kisha thënë.Së fundi ajo qau me zë të lartë para meje, kjo ishte ajo që prisja të shihja. Për mua e qara e saj ishte në fakt një lloj lirimi. Ideja e divorcit që më kishte fiksuar për disa javë dukej te ishte më e fortë dhe më e qartë tani.
Ditën tjetër, u ktheva në shtëpi shumë vonë dhe e gjeta tek shkruante diçka në tavolinë. Nuk hengra darke ,por shkova për të fjetur dhe rashe në gjumë shumë shpejt sepse isha i lodhur pas një dite plot ngjarje me Jane.
Kur u zgjova, ajo ishte ende në tavolinë. Nuk me interesonte kështu që u ktheva perseri te flija.
Në mëngjes ajo paraqiti kushtet e divorcit: ajo nuk donte asgjë prej meje, por kërkoi qe nje muaj para divorcit ne të dy te përpiqemi të jetojmë sa më normal. Arsyet e saj ishin të thjeshta,djali ynë kishte provimet e tij për një muaj dhe ajo nuk donte ta shqetesonte ate.
Por ajo kishte diçka më shumë, më kërkoi të kujtoja se si e kisha çuar në dhomën e martesës ditën e dasmës sonë.
Ajo kërkoi që çdo ditë te muajit ta çoja nga dhoma e gjumit, në dhomen e ndenjes në mëngjes. Mu duk paksa e çmendur. Vetëm për t’i bërë ditët tona të fundit së bashku të durueshme, pranova kërkesën e saj të rastësishme.
I thashë Jane për kushtet e divorcit të gruas sime. Ajo qeshi me zë të lartë dhe mendoi se ishte absurde. Pa marrë parasysh se cfare ka ne mendje ajo, ajo duhet të përballet me divorcin, tha ajo me përbuzje.
Gruaja ime dhe unë nuk kemi pasur kontakte trupore që kur qëllimi im i divorcit ishte shprehur qartë. Kur e çova jashtë ditën e parë,djali ynë duartrokiti pas nesh, babi po mban mamanë në krahë. Fjalët e tij më sollen një ndjenjë dhimbjeje. Nga dhoma e gjumit në dhomën e ndenjes,unë shkova gati mbi dhjetë metra me të në krahët e mi. Ajo i mbylli sytë dhe tha me butësi; mos i thuaj djalit tonë për divorcin. U ndjeva disi i mërzitur. Ajo shkoi të presë autobuzin per ne pune. Une isha duke ngare makinen i vetëm per në zyrë.
Ditën e dytë, të dy vepruam shumë më lehtë. Ajo u përkul mbi gjoksin tim. Unë mund të nuhasja aromën e bluzës së saj. Kuptova se nuk e kisha pare me kujdes këtë grua për një kohë të gjatë. E kuptova se ajo nuk ishte më e re. Kishte rrudha të bukura në fytyrën e saj, flokët e saj ishin të hijshme.
Ajo ishte duke zgjedhur çfarë të vishte një mëngjes. Ajo u përpoq me disa veshje, por nuk mundi të gjejë një të përshtatshme. Pastaj ajo psherëtiu, të gjitha veshjet e mia janë te medhaja. Papritur e kuptova se ajo ishte holluar kaq shume, kjo ishte arsyeja pse unë mund ta mbaja me lehte.
Papritmas më goditi ,ajo kishte varrosur kaq shumë dhimbje dhe hidhërim në zemrën e saj. Në mënyrë të pavetedijshme zgjata doren dhe preka koken e saj.
Djali ynë erdhi ne ate moment dhe tha: “Babi, është koha për të nxjerrë nënën jashte. Gruaja ime i tha djalit tonë që të afrohej dhe e perqafoi fort. E ktheva fytyrën time sepse kisha frikë se mund ta ndryshoja mendjen në këtë minutë të fundit. Më pas e mbajta në krahët e mi, duke e cuar nga dhoma gjumi, në korridor. Dora e saj e rrethoi qafën me butësi.Mbaja fort trupin e saj, ishte tamam si dita e dasmës sonë.
Por pesha e saj shumë më e lehtë më trishtoi. Ditën e fundit, kur e mbajta në krahët e mi, vështirë se mund të bëja një hap. Djali ynë kishte shkuar në shkollë. E mbajta fort dhe thashë, nuk e kisha vënë re se jeta jonë nuk kishte intimitet.
Shkova në zyrë.Jane hapi derën dhe i thashë asaj:
‘Me vjen keq, Jane, nuk dua më divorc.”
Ajo më shikoi e mahnitur, dhe pastaj preku ballin tim. Me vjen keq, Jane, nuk do të divorcohem. Martesa ime ishte e mërzitshme ndoshta sepse ajo dhe unë nuk i vlerësonim detajet e jetës sonë, jo sepse nuk e donim më njëri-tjetrin.
Ajo më dha një shuplakë dhe më pas perplasio derën dhe u derdh në lot. Une u largova.
Në dyqanin e luleve në rrugë, porosita një buqetë me lule për gruan time. Shitësja më pyeti nese do te shkruaja dicka. Unë buzëqesha dhe shkrova, unë do t’ju mbaj ne krahe çdo mëngjes derisa vdekja të na ndajë.
Atë mbrëmje unë mbërrita në shtëpi me lulet në duart e mia dhe një buzëqeshje në fytyrë, shkova deri në shkallët, vetëm për të gjetur gruan time në shtrat – të vdekur.
Gruaja ime kishte luftuar kancerin për muaj dhe unë isha kaq i zënë me Jane për tu vene ne dijeni. Ajo e dinte se ajo do të vdiste së shpejti dhe donte të më shpëtonte nga çfarëdo reagimi negativ nga djali ynë, në rast se ne e shtynim divorcin. Të paktën, në sytë e djalit tonë – unë jam një burrë i dashur ….
Detajet e vogla të jetës suaj janë ajo që me të vërtetë ka rëndësi në një marrëdhënie. Nuk është rezidenca, makina, prona, paratë në bankë. Këto krijojnë një ambient të favorshëm për lumturinë, por nuk mund të japin lumturi në vetvete.
Pra, gjeni kohë për të qenë mik i bashkëshortit tuaj dhe shpëtoni një martesë.
/©10gjera.com/përktheu j.memeli/