Pse makinat në Shqipëri digjen në mes të rrugës? Apeli i ekspertëve: Duhet të..

553
0

Temperaturat e larta dhe jo vetëm kanë rritur numrin e rasteve të djegies së automjeteve në rrugët e vendit, duke rrezikuar jetën e drejtuesve të automjeteve, por edhe pasagjerëve.

Për të evituar ngjarje të tilla, ekspertët e Shërbimit Zjarrfikës u kujtojnë ligjin shoferëve, të cilët janë të detyruar që të pajisen me fikëset e zjarrit, për ndërhyrje të menjëhershme.

Ekspertët kanë edhe një apel për çdo drejtues automjeti.

“Duhet të jetë në ndërgjegjen e çdo drejtuesi të automjeti që automjetin ta mbajë në gjendje të mirë teknike, ta rregullojë hera herës duke bërë kontrollin e mëngjesin. Çdo shofer duhet të kontrollojë gjendjen e mjetit para lëvizjes”, tha eksperti Arben Cara.

Fikëset e zjarrit janë bombola gazi që nuk përmbajnë gaz djegës. Ato përmbajnë kryesisht shkumë që shërben për shuarjen e zjarrit.

Fikja e zjarrit realizohet duke hedhur shkumën rrotull vatrës së zjarrit me qëllim parandalimin dhe eliminimin e flakëve.