Del FOTO/ Ky është i riu që qëlloi me armë ndaj Donald Trump

339
0

Donald Trump u sulmua me armë zjarri gjatë mitingut në Pensilvani, por ish-presidenti i SHBA fatmirësisht i shpëtoi plumbave që mund të rezultonin fatalë për jetën.

FBI ka konfirmuar emrin e personit, i cili dyshohet se qëlloi mbi ish-Presidentin, Donald Trump. Bëhet fjalë për 20-vjeçarin Thomas Matthew Crooks, banor i Bethel Park, një fshat në jug të Butler, Pensilvani.

Ai e pozicionoi veten në çatinë e një fabrike aty pranë dhe qëlloi me armë disa herë në drejtim të Donald Trump i cili u plagos në veshin e tij të djathtë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Agjentët e Shërbimit Sekret reaguan menjëherë, duke ekzekutuar me snajper autorin e atentatit ndaj Trump. Ky është autori i atentatit ndaj Donald Trump: