“Në Milano 1 Euro, në Tiranë 249 lekë, por ka dhe më keq…, profesori zbulon skandalin me cmimet në supermarketet shqiptare..

4001
0

Profesori Ilir Ciko ka kryer një studim të kompanive europiane të cilat ushtrojnë veprimtarinë e tyre këtu në Shqipëri dhe tregtojnë produktet e tyre këtu në Shqipëri, sikurse i shesin këto produkte edhe në vende të tjera të Europës edhe të rajonit. Në thelb, studimi bën thjesht krahasimin, sa është çmimi i shitjes së produkteve të këtyre kompanive në Shqipëri krahasuar me çmimin që të njëjtat kompani shesin të njëjtat produkte në vendet ku ato kanë origjinën e tyre. Rezultatet janë befasuese për të gjithë.