Tronditëse/ 43-vjeçari vret ish-gruan dhe më pas veten në sy të vajzës/ Fqinjët dëgjuan ulërimat e 13-vjeçares. Krimi i paralajmëruar..

465
0

Një 43-vjeçar ka ekzekutuar me armë zjarri ish-gruan e tij dhe më pas veten në Amfilochia të Greqisë.

Sipas medias greke, dy ditë më parë viktima kishte bërë kallëzim ndaj 43-vjeçarit për dhunë dhe kërcënim në familje, por nuk ishte bërë i mundur arrestimi i tij.

Në datën 12 maj të vitit të kaluar, autori u arrestua pas denoncimit të gruas së tij, e cila ishte të larguar nga banesa pasi ai e dhunonte e fyente dhe kërcënonte.

Në atë kohë ai u shpall i pafajshëm dhe u lirua.

Në atë kohë, edhe 43-vjeçari kishte bërë padi ndaj 36-vjeçares, ku edhe ajo u shpall e pafajshme.

Sipas informacioneve të deritanishme, 43-vjeçari ka shkuar në shtëpinë e gruas në mëngjes herët duke mbajtur në dorë pushkën.

Vajza e tij 13-vjeçare, e cila e vuri re, ka bërtitur.

Qiramarrësi i katit të sipërm të shtëpisë dëgjoi zërat dhe u përpoq ta ndalonte.

Gruaja në atë moment po kthehej në shtëpi me makinën e saj. I tërbuar, ai qëlloi gruan nga xhami.

Menjëherë më pas ka shkuar pas makinës dhe ka vrarë veten.

Gjithashtu, më datë 12.05.2024, 43-vjeçari, pas ngritjes së padisë nga 36-vjeçarja, u arrestua brenda kufijve të Komisariatit për dhunë në familje, fyerje, kanosje dhe lëndim trupor. , ndërsa më pas ka bërë padi ndaj 36-vjeçares për dhunë në familje.

Dy të arrestuarit janë dërguar në Prokurorinë kompetente dhe më pas janë shpallur të pafajshëm gjatë shqyrtimit të rastit.