Ulen temperaturat, cfare pritet diten e nesërme..

14509
0

Anticikloni afrikan po dominon pjesën më të madhe të Europës verilindore duke mbajtur temperatura të larta në territorin e Shqipërisë.

E Premte 12 Korrik 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me diell dhe vranësira të pakta në juglindje. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim (NW) me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 3 me lartësi vale 0,4-0,8 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

– Zonat malore      18/36°C

– Zonat e ulëta       20/38°C

– Zonat bregdetare 23/37°C

Kosova për dt. 12 Korrik 2024 do të ketë kthjellime . Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 19°C –22°C në mëngjes deri në 34°C –38°C gradë Celsius në mesditë.

E Shtunë 13 Korrik 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me diell në bregdet, vranësira në verilindej dhe stuhi lokale. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim (NW) me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 3 me lartësi vale 0,4-0,8 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

– Zonat malore      18/37°C

– Zonat e ulëta       21/40°C

– Zonat bregdetare 24/37°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari