Keni vapë gjatë gjithë kohës? Ky është problemi shëndetësor që mund të keni. Kujdes me këto produkte..

1166
0

Shumë persona vuajnë ndjesinë e vapës së tepërt edhe në rastin kur koha nuk është e ngrohtë.

Por sado e çuditshme të duket, ndjesia e nxehtësisë së tepërt është një pasojë e një problemi shëndetësor e jo një tekë e momentit.

Cilat janë shkaqet e vapës së vazhdueshme

Hipertiroidizmi

Sipas të dhënave, problemet me tiroiden, sidomos prodhimi i tepërt i hormoneve përshpejton ritmin energjik të trupit, gjë që shkakton nxehtësi të tepërt e të vazhdueshme.

Menopauza

Fundi i ciklit menstrual që ndodh rreth moshës 50 vjeçare u ‘dhuron’ femrave ethe të nxehta krejt të papritura. Temperatura e trupit rritet shpejt dhe shkakton djersitje të tepërt, marramendje dhe rrahje të çrregullta të zemrës

Temperatura

Temperatura normale e trupit është 37 gradë. Nëse ajo rritet më tepër, trupi vuan nga temperatura. Temperatura zakonisht rritet kur trupi po përpiqet të luftojë viruse ose baktere.

Kafeina

Kafeina largon përgjumjen e mëngjesit por edhe rrit temperaturën e trupit. Nëse merrni më shumë kafeinë, tensioni i gjakut rritet bashkë me aciditetin në stomak dhe nivelin e sheqerit në gjak.

Ushqimet pikant

Ushqimet pikante rrisin temperaturën e brendshme të trupit dhe ju bëjnë të djersini. Nuk ka asnjë arsye për shqetësim, gjithmonë nëse nuk e teproni me ushqimet pikante

Aktiviteti fizik

Gjatë aktivitetit fizik, trupi djeg shumë energji por prodhon po aq nxehtësi.