Trondit gazetari shqiptar: Ish-kryeministri ka 13 vjet pa punë, blen prona dhe shëtit me një fuoristradë…

603
0

“Një ish-kryeministër që ka 13 vjet pa punë dhe shëtit me një fuoristradë 90 mijë euro dhe nuk del një prokuror t’i thotë se ku i gjete paratë dhe nëse nuk i justifikon t’i sekuestrohet”.

Kështu është shprehur kryeredaktori i Gazeta Shqiptare, gazetari Erl Murat  në “360Gradë” në Ora News duke çuditur opinionin publik. Ai nuk ka permendur emra

Murati: Duhet vetting për politikanët në radhë të parë. Kush do e bëjë këtë vetting? Edhe këta zyrtarët që janë arrestuar janë të gjithë për shpërdorim detyre dhe asnjë për korrupsion. Kjo është kryevepra penale.

Një ish-kryeministër që ka 13 vjet pa punë dhe shëtit me një fuoristradë 90 mijë euro dhe nuk del një prokuror t’i thotë se ku i gjete paratë dhe nëse nuk i justifikon t’i sekuestrohet. Nuk po them që të arrestohen, por t’i sekuestrohen. Nuk po them që të shkojnë në burg ish-kryeministrat.

Ka 13 vjet i papunë dhe vazhdon e blen prona. Policia është pjesa më e mirë e administratës sepse ke qindra të vrarë në 27 vite dhe nuk ke asnjë prokuror.

Nëse Arta Marku nuk sekuestron pasuritë e politikanëve, atëherë nuk ka bërë asgjë.