Merr 30.000 lekë gjobë nga makina inteligjente e Policisë Rrugore, qytetarja: Shkoi 40.000 se s’isha në dijeni

420
0

Denoncimet e shqiptarëve për Policinë Rrugore janë të shumta dhe kjo jo pa arsye.

Shumë prej tyre i konsiderojnë si të padrejta gjobat e vendosura nga Rrugorja, ndërsa disa të tjerë ankohen për ndëshkimin me gjobë pa dijeninë e tyre.

Për të denoncuar një rast të tillë një qytetare i është drejtuar JOQ.

Ajo thotë se më datë 18 maj, makinat inteligjente të policisë kanë konstatuar një tejkalim shpejtësie nga ana e saj.

Për këtë arsye ajo është ndëshkuar me gjobë 30.000 lekë të reja dhe masë plotësuese.

Por duke ditur se qytetarja nuk ka qenë kurrë në dijeni të kësaj gjobe, vlera e saj është rritur edhe më tepër dhe ditën e djeshme ajo ka paguar 40.000 lekë të reja për gjobën.

Rastësisht ajo ka hyrë në e-Albania dhe ka parë gjobën, pasi nëse nuk do kishte hyrë vetë, gjoba do rritej e rritej çdo ditë e më shumë.

Qytetarja nuk është e indinjuar për vlerën e gjobës, që është më shumë se rroga e saj, por për mos njoftimin nga ana e policisë pasi këtë metodë e konsideron zhvatje.

Denoncimi i qytetarit:

Përshëndetje! Dua të denoncoj në lidhje me makinat inteligjente ,ku qytetarëve ju vendosen gjoba me shuma marramendëse .Jam dhe une një ndër këto raste .Jam e shokuar ,as e di të kem shkelur rregulloren dhe mos të kem respektuar rregullat e qarkullimit rrugor.Nuk kam marr asnjë njoftim as nga policia rrugore e as nga posta .Nje gjobë me vlere 30.000 të reja plus një muaj kamat me shkoi 40,000 mij të reja ,dhe kushedi sa do shkonte po qe se nuk do hyja rastësisht tek e-Albania .As rrogen nuk e kam kaq sa gjoba që më kanë vendosur ..

Me cfarë guximi punonjësi i policisë rrugore zt.ARDIAN ILIAS që as mbiemrin se ka shkruar saktë tentoi të gjobisë dyfish pa miratimin e dijenin time .

Uroj që ky denoncim nëpërmjet faqes tuaj të jetë zëri për shpresë që kjo situatë mos të përsëritet tek qytetarët e thjeshtë .

Ja dhe shuma qe kam paguar sot Per shpejtesi sipas tyre Une sdi ta kem kaluar ate norme Edhe mbase e kam tejkaluar por a nuk duhet te lajmerohem

Ne cilin vend te botes gjibitesh me kete shume marramendese?! Kish kaluar nje muaj dhe une sdija gje per gjoben rastesisht hyra te e albania. Une e pagova dhe pse eshte e tmerrshme por faqja juaj le te jete nje ze per gjytetaret e tjere Sepse ky nuk eshte zbatim ligji Ky eshte zhvatje vjedhje