Vajzës shqiptare i humb celulari në stadiumin e Dortmundit: Po uroja ta gjente një shqiptar, por i humba shpresat kur..

624
0

“Po uroja ta kishte një shqiptar, por i humba shpresat kur e fikën celularin”.

Gjatë ndeshjes së Shqipërisë me Italinë, një vajze shqiptare që jeton në Gjermani i ka ndodhur një situatë e pakëndshme, ku papritur iu është zhdukur celulari, një iPhone 13, ngjyrë rozë, me një kasë mbrojtëse ngjyrë kafe “Guess”.

Me të kuptuar që nuk ka celularin, në harkun e 5 minutave vajza ka tentuar të telefonojë numrin dhe ka dalë i padisponueshëm, duke kuptuar kështu se celulari është vjedhur.

Pa ditur se ku mund të ketë përfunduar, ajo bën denoncim në policinë e Dortmundit.

“Përshëndetje JOQ, ditën e shtunë 15.06 pranë stadiumit të Dortmundit kam humbur celularin. Nuk munda t’i bëj track, pasi çdo mesazh për të aksesuar llogaritë shkonte te celulari i vjetër. Bëra denoncim në polici dhe pres që të hapen kamerat për t’u parë momenti se ku është marrë celulari. Unë jetoj në Frankfurt dhe pasi erdha dhe mora akses pashë se celulari ndodhet në Tiranë, pra është marrë nga një shqiptar. E bëra Mark as Lost dhe i lashë një mesazh. Do t’i isha mirënjohëse nëse do ta kthente vetë, pasi kam shumë gjëra në celular, dhe është mjaft e rëndësishme për mua. Ka edhe shpërblim”.