“E kanë pushtuar demonët”/ 68-vjeçari mban të lidhur me litar djalin me probleme mendore

486
0

Një 68-vjeçar është arrestuar në Itali, pasi mbante djali ne tij të lidhur me litar.

Sipas mediave të huaja, ngjarja ka ndodhur në Monza, ku 69-vjeçari mbante të birin 39-vjeçar, lidhur me litar pasi ai vuan nga probleme të shëndetit mendor.

“E kanë pushtuar demonët”, me këtë fjali u justifikua ai para policisë, të cilët e gjetën 39-vjeçarinnë tokë në gjendje konfuze ndërsa babai e mbante të lidhur me litar në bel, në mënyrë që të mos largohej nga ai.  68-vjeçari ka pretenduar se djali i tij nuk kishte asnjë problem shëndetësor, por ishte i pushtuar nga një demon dhe për këtë, ai e kishte çuar për ti nënshtrohej ritualeve.