Përveç parave, kishte edhe dokumente dhe sende të tjera personale, të cilat lehtësonin gjurmimin e personit
Studenti gjen në autobus një çantë të pambikëqyrur dhe ia ka dorëzuar shoferit, i cili pasi e ka hapur ka zbuluar me befasi përmbajtjen e saj: 60 mijë euro cash.
Gjatë një udhëtimi në Bolonjë javën e kaluar, një student adoleshent pa një çantë dukshëm e pambikëqyrur. Ai u afrua dhe e mori, pa menduar as ta hapte për të parë përmbajtjen, gjë që më vonë doli të ishte mjaft e pazakontë.
Djali nuk mendoi shumë për këtë: shkoi drejt e tek shoferi për t’i dhënë sendin e humbur, pasi ishte larg çdo pasagjeri tjetër në autobus.
Shoferi mori çantën në dorëzim dhe ndryshe nga i riu e hapi duke zbuluar se ishte plot me para të gatshme, saktësisht 60 mijë euro, e gjitha e paketuar në pako. Përveç parave, kishte edhe dokumente dhe sende të tjera personale, të cilat lehtësonin gjetjen e personit që kishte humbur çantën.
Ajo që u gjet i është dorëzuar tërësisht efektivëve të policisë, të kontaktuar nga drejtuesi i autobusit, të cilët kanë nisur menjëherë hetimet.