Shkak i vdekjes së dy fëmijëve të Alma Arrazit ka qenë mbytja. Është ky përfundimi i Institutit të Mjekësisë Ligjore, ndërsa ende pritet përgjigjja për Alma Arrazin dhe njërin prej fëmijëve të saj.
Sipas analizave toksikologjike që citon sot rtsh, rezulton se nëna dhe 3 fëmijët nuk kanë konsumuar asnjë lloj lënde që të ketë ndikuar në marrjen e aktit tragjik të vetëmbytjes.
Instituti i Mjekësisë ligjore i ka dërguar Prokurorisë së Shkodrës përgjigjen e analizave toksikologjike të 4 viktimave nga ku ka rezultuar se ata nuk kanë konsumuar asnjë lloj lënde që të ketë ndikuar në aktin final.
Po ashtu nga Instituti i Mjekësisë ka ardhur përgjigjja për dy fëmijët e Alama Arrazit se shkak i vdekjes është mbytja dhe nuk është konstatuar asnjë lloj dhune.
Pritet përgjigjja e analizave për shkakun e vdekjes së Alma Arrazit dhe njërit prej fëmijëve të saj”.
Alma Arrazi u vetëmbyt në ujërat e lumit Buna sëbashku me 3 fëmijët e saj të mitur, ngjarje e cila tronditi opinionin publik.
Shkak i këtij akti të ndërmarrë nga Alma Arrazi dyshohet të ketë qenë dhuna në familje, ndërsa bashkëshorti i saj, Erdgys Arrazi ndodhet në burg.