VJEN FITORJA E PARË NDAJ ITALISË/ Mediat italiane raportojnë humbjen në tribuna, ja cfarë shkruajnë..

662
0

Rrugëtimi i Shqipërisë në “Euro 2024” merr jetë sonte në 21:00 në “Iduna Park” të Dortmundit, ku përballë skuadrës sonë do të jetë Italia.

Prej ditës së djeshme rrugët e Dortmundit janë kuqezi, teksa priten afro 50 mijë shqiptarë në stadium.

Në Itali, “Gazzetta dello Sport” shkruan se shqiptarët kanë “pushtuar” qytetin dhe pranojnë “humbjen” në tribuna. Ironia e tyre shkon më tej me tifozët e tyre, teksa thonë se në stadium do jenë krenar që do kenë Del Pieron dhe Marottan (presidentin e Interit).

“Në Dortmund ka ‘pushtim’ shqiptarësh, por tek tifozët italianë do të luajnë…Del Piero dhe Marotta”.

Media italiane e di se nuk do të ketë shumë nga ngjyrat e tyre për t’u parë në tribunat, të cilat janë të dominuara nga shqiptarët, por të paktën do të shohin Marottën dhe Del Pieron.