Nëndetësja turke ‘pushton’ Portin e Durrësit, zbulohet arsyeja

526
0

Një ngjarje e veçantë është shënuar sot në qytetin bregdetar të Durrësit. Një nëndetëse turke është ankoruar në port. Për ata që e kanë parë nëndetësen t’i afrohet brigjeve shqiptare mund te ketë menduar se po kryhej pushtimi turk i radhës.

Por fatmirësisht bëhet fjalë vetëm për një stërvitje të përbashkët të NATO-s.

Mbërritja e nëndetëses është në kuadër të shkëmbimeve ushtarake mes Shqipërise dhe Turqisë.

Ekuipazhi i nëndetëses do të zhvillojë një vizitë turistike në qytetin e Durrësit. Të premten nëndetësja do të vizitohet nga autoritetet shqiptare.