Çifti italian ia shet fëmijen një shqiptari, arsyeja lë pa fjalë

606
0

Një çift italian nga Vimercate, ajo 26 vjeçe dhe ai 43, “shitën” fëmijën e tyre tek një shqiptar klandestinë me precedentë penalë, në këmbim të parave.

Ishte policia e Monzas ajo që zbuloi gjithçka në vijim të operacionit të koduar “Velarium”, si pasojë e një hetimi të nisur në maj të vitit 2017, duke zbuluar asokohe një organizatë kriminale që merrej me shpërndarje droge dhe që u përmbyll me 27 të arrestuar.

Prindërit natyral e njihnin prej kohësh shqiptarin e moshës 45-vjeçare. Edhe më herët, çifti kishin marrë në emrin e tyre disa makina, për llogari të shqiptarit.

Siç raporton ‘Il Giorno’, shqiptari i dëbuar më parë nga Italia, e kishte të ndaluar që të merrte leje qëndrimi. Kështu me bashkëpunimin e çiftit nga Vimercate, u propozoi që të “blinte” djalin e tyre.

Plani ishte studiuar deri në detajet më të vogla dhe parashikonte që nëna e foshnjës në këmbim të parave, të deklaronte se shqiptari ishte babai natyral i fëmijës. Kështu, në cilësinë e prindit të një qytetari italian, shqiptari klandestin do mund të përfitonte lejen e qëndrimit.

Në sajë të hetimeve intensive, Gjykata e Monzas, siguroi gjatë kësaj jave tre informacione të sigurta, duke e akuzuar shqiptarin dhe çiftin italian, për krime që favorizojnë emigracionin klandestin, shkruan noa.al.

Ndërkohë fëmija iu besua shërbimeve sociale, ndërkohë që zyra e emigracionit po merret me praktikat për heqjen e lejes së qëndrimit të shqiptarit.