Luhatjet e kursit të këmbimit, të gjitha valutat “në luftë” lekun

2140
0

Sot janë shënuar luhatje në tregun e këmbimit. Të gjitha valutat janë në rritje kundrejt lekut shqiptar, përfshirë euron.

Monedha europiane duket se ka rikuperuar disi nga dita e djeshme teksa është blerë sot me 99.9 lekë dhe është shitur me 100.4 lekë.

Franga zvicerane është blerë sot me 103 lekë dhe është shitur me 10 lekë duke regjistruar kështu një rritje nga dita e martë.

Paundi britanik gjithashtu ka shënuar rritje krahasuar me dje duke u blerë sot me 118 lekë dhe duke u shitur me 119.1 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.