Ëndrrat e mëdha të 12-vjeçares së paralizuar: Dua të bëhem avokate të ndihmoj njerëzit..

154
0

Elisabeta, 12-vjeçarja nga fshati Mengaj i Kavajës, e cila është e paralizuar dhe e pamundur për të ndjekur shkollën si bashkëmoshataret e saj, merr ndihmë me mësimet nga mësuese Gleni, e cila i shkon çdo ditë në shtëpi.

Ato kanë një marrëdhënie të veçantë sot, çka e ka bërë Elisabetën të përparojë në komunikimin me familjarët e saj, e të shprehë gjithashtu preferencën për leximin, muzikën apo edhe politikanët e preferuar.

Duke folur për “Real People” në Euroneës Albania, Elisabeta ka rrëfyer disa nga ëndrrat e saj.

“Më pëlqen të lexoj. Letërsia më pëlqen më shumë se matematika”,-tha Elisabeta.

Ajo ka zbuluar edhe se çfarë profesioni do të bëjë në të ardhmen:

“Dua të bëhem avokate. Avokati i ndihmon njerëzit. Më pëlqen muzika, Alban Skënderaj”,-tha ajo.