Një 61 vjeçar me origjinë shqiptare është vrarë mbrëmjen e së premtes rreth orës 23:00 në Bibbiano, Reggio Emilia, të Italisë.
Sipas informacioneve, viktima ka shkuar në shtëpinë e autorit të dyshuar për të marrë nipin e tij.
Viktima është goditur me thikën e bukës.
Autori është një 41 vjeçar i cili është arrestuar për akuzën e vrasjes me dashje.
Ende janë të paqarta motivet e këtij krimi të rëndë, shkruan tgcom