Investigimi i RAI 3/ Befason Rama, ja cfarë deklaroi Kryeministri për emisionin “Report”: Sonte në mbrëmje..

293
0

Mbrëmjen e sotme në orën 21:00 televizioni italian Rai3 do të publikojë pjesën e dytë të investigimit, ku përfshihet edhe një intervistë e kryeministrit Edi Rama.

Teksa publikon një foto me gazetarin italian ku shihen të qeshur dhe të përqafuar, kreu i qeverisë shkruan se në këtë intervistë kanë “ballafaquar” faktet për të mbështetur vetëm të vër:tetën.

Në investigimin e Rai3 përveç marrëveshjes Shqipëri-Itali për emigrantët, qeveria shqiptare është etiketuar si e korruptuar. Në qendër të sulmeve ishte sekretari i përgjithshëm i qeverisë, Engjëll Agaçi, i cili në investigim akuzohet se kur ishte avokat ka liruar nga burgu disa kriminelë.

Postimi i Ramës

“VOGLIO BENE A GIORGIO MA VOGLIO DI PIU A LA VERITA”*

SONTE 20:00  “RAI3 Report” bëri para disa javësh një reportazh ku përzieu në të njëjtin kazan prodhimet e sherrit politike italian mbi marrëveshjen Itali-Shqipëri për qendrën e pritjes së tremijë migrantëve në Shëngjin, me llumin e eksportuar nga kanalet e ujërave të zeza politike e mediatike të Tiranës, duke cënuar imazhin e Shqipërisë dhe dinjitetin e shqiptarëve. Dihet “lufta” që pasoi e që u bë temë e mediave italiane pas kundërvënies sime ndaj asaj llumnaje.

Drejtori i programit “Report” iu përgjigj pozitivisht ftesës sime publike drejtuar atij personalisht, për të ballafaquar faktet në sytë e audiencës së RAI3. Ramë dakord, që përveç copave të intervistës së bërë në zyrën time, të cilat ata do t’i marrin e do t’i presin dhe qepin sipas skenarit të tyre (me qëllimin lehtësisht të lexueshëm të vazhdimit të përzierjes në të njëjtin kazan të sherrnajës politike italiane me llumin e eksportuar nga Tirana) intervista e pacensuruar do të publikohet e plotë njëkohësisht në rrjetet sociale të Report, si edhe këtu në këtë faqe.

Sonte në mbrëmje shikoni, dëgjoni e gjykoni vetë, unë s’po bëj asnjë koment. Nesër flasim, këtu jemi prapë

*Kujdes e kam fjalën për Giorgio-n, gazetarin në foto, jo për Giorgia-n, shënjestrën kryesore të “RAI3 Report”