Gjendet helikopteri i presidentit iranian, mister fati i personave në bord

239
0

Helikopteri i rrëzuar është gjetur nga ekipet e kërkimit, raporton televizioni shtetëror iranian, sipas The Guardian.

Nuk ka ende asnjë përditësim për gjendjen e personave në bord, në të cilin ndodhej dhe presidenti Ebrahim Raisi si edhe ministri i Jashtëm i vendit, Hossein Amir-Abdollahian.

Më herët, një zyrtar iranian tha se kishin pasur kontakte me dy persona në bordin e avionit dhe se përplasja kishte qenë “jo e rëndë”.

Zyrtari tha se kishin kontaktuar “disa herë” me një pasagjer dhe një anëtar të ekuipazhit të fluturimit menjëherë pas rrëzimit, gjë që tregon se incidenti nuk ishte “i rëndë”.

Tre helikopterë po fluturonin në të njëjtën rrugë përpara se dy të humbnin kontaktin me helikopterin e Presidentit Raisi, tha zëvendëspresidenti iranian për çështjet ekzekutive Mohsen Mansouri.