Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të diel në Lushnjë, ku babai plagosi rëndë të bijën dhe më pas vrau veten.
I afërmi i familjes ka treguar për Top Channel se 40-vjeçarja ishte e divorcuar, ndërsa fëmijët qëndronin me babain e tyre.
“Se si kanë qenë ata nuk e di. Vajza ishte e divorcuar, fëmijët i kishte mbajtur dhëndri. Vajza jetonte vetëm në Tiranë. Unë e kam baxhanak. Nuk e di si i kanë pasur rrethanat. Nuk kanë pasur më parë probleme”, tha i afërmi i familjes.
Gazetari i Top Channel, Bledar Korreshi, raporton se vajza kishte qenë në emigrim në shtetin e Gjermanisë. Ajo prej kohësh jetonte me qira në Tiranë. Fëmijët e mitur jetonin me babain e tyre që pas divorcit./tch/