Zuckerberg drejt burgut, plas skandali më i madh i Facebook-ut

507
0

Facebook është përfshirë në skandalin më të madh në historinë e tij.

Facebook ka pranuar se ka lejuar një kompani të jashtme të lidhur me fushatën zgjedhore të Donald Trump të përdorë të dhënat e Facebook.

Skandali është publikuar nga media të ndryshme britanike dhe The Neë York Times, të cilët kanë raportuar se kompania Cambridge Analytica ka tentuar të influencojë votën e Amerikanëve për president në 2016-n.

Mësohet se Facebook i ka dhënë lejë një profesori të psikologjisë në Universitetin e Kembrixhit Aleksandr Kogan, i cili ka mundur të marrë informacione nga një aplikacion i quajtur “Thisisyourdigitallife”.

Aplikacioni në fjalë është një aplikacion që lejonte njerëzit të “testonin personalitetin” e tyre.

Por përdoruesat e Facebook që shkarkuan atë aplikacion i jepnin të drejtë aplikacionit të mblidhte të dhëna mbi vendndodhjen e tyre, shokët e tyre, dhe pëlqimet e tyre në Facebook.

Por The Neë York Times raporton se profesori Kogan ia kaloi këto të dhëna kompanisë Cambridge Analytica, gjë që ishtë e paligjshme sipas rregullave të Facebook. Këto të dhëna përfshinin mbi 50 miliona profile të përdoruesave të Facebook, shkruan TechSoft.

Më interesantja është se Cambridge Analytica përdorte këto të dhëna për të krijuar teknika që mund të përdoreshin për të influencuar votuesit.

Në 2015-n Facebook “detyroi” kompaninë në fjalë, Cambridge Analytica, të fshinte informacionet që kishte, por para disa ditësh, rreth tre vjet më vonë, u mësua se jo të gjitha të dhënat ishin fshirë.

Cambridge Analytica më pas njoftoi se të dhënat që nuk ishin fshirë, nuk kishin asnjë ndikim në zgjedhjet presidenciale Amerikane për president.

Por shefi egzekutiv i Cambridge Analytica, Alexandr Nix, doli në një emision televiziv ku në një farë mënyre pranoi dhe foli për skema të jashtëligjshme, si rryshfeta dhe korrupsion të politikanëve.

Më vonë Nix doli dhe tha që emisioni televiziv ishte ndryshuar për të bërë kompaninë e tij të shfaqeshe si në faj, por në fakt Cambridge Analytica nuk kishte bërë asgjë të jashtëligjshme.

Që prej vitit 2016, Facebook ka qënë në qëndër të vëmendjes për rolin që rrjeti social ka pasur në zgjedhjen e Donald Trump president të 45-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Vetë shefi egzekutiv i Facebook Mark Zuckerberg ka dalë disa herë në publik për të përgënjeshtuar këto zëra, por përfshirja e kompanisë Cambridge Analytica ka nxehur edhe njëherë tensionin midis Facebook-ut dhe opinionit publik, kryesisht atij Amerikan.

Në vitin 2017 dhe deri më sot Facebook ka implementuar shumë taktika për të ndaluar lajmet e rrema, ose ‘fake news’, që shpërndahen në rrjetin më të përdorur social.

Kjo temë hap tani një seri tjetër pyetjesh dhe përgjegjësish për Facebook, për transparencën që rrjeti social ka pasur me përdoruesit e tij, si përdoreshin dhe përdoren të dhënat e përdoruesave, dhe lejimin e kompanive të jashtme të përdornin të dhënat e përdoruesave.

Kjo situatë e komplikon shumë modelin e biznesit që Facebook ndjek; Facebook u shet të dhënat e përdoruesave kompanive të tjera, që ato mund t’i përdorin vetëm për reklamim. Por siç duket këto të dhëna janë përdorur për më shumë se reklama.

Ligj-vënësit Amerikanë kanë filluar menjëherë punën për të investiguar lidhjen e Facebook me Cambridge Analytica, dhe ndikimin e kësaj të fundit në zgjedhjet presidenciale të 2016-s. Një investigim më vete ka filluar edhe Bashkimi Evropian.

“Kjo është diçka shumë e rëndë dhe serioze…shkelja e privatësisë në këtë rast ka qënë shumë e madhe,” ka thënë senatori republikan Jeff Flake. “Lind pyetja, kush ishte i përfshirë? Kush kishte informacion për këto gjëra? Sa zgjati kjo veprimtari?”

Për të parë ndikimin negativ që kjo ka pasur mbi Facebook-un, duhet theksuar se aksionet e Facebook në tregun Amerikan kanë pësuar 7% rënie, ose 37 miliarda $.

Tashmë pritet një reagim nga Mark Zuckerberg, por ai nuk ka komentuar akoma mbi këtë ngjarje, dhe nuk ka bërë asnjë dalje publike.

Ndërkohë që shumë senatorë dhe kongresmenë kanë shprehur qartë se Mark Zuckerberg duhet të dëshmojë dhe të hetohet në gjyq.

Mbretëria e Bashkuar ka kërkuar lejë kërkimi për zyrat e Cambridge Analytica. /albeu.com/ http://www.albeu.com/shendetesi/zuckerberg-drejt-burgut-plas-skandali-me-i-madh-ne-facebook/383193/