Lypësja fotografohet rastësisht në rrugë dhe jeta i ndryshon tërësisht (FOTO)

598
0

14 maj 2016 ishte dita kur ia ndryshoi jetën filipinases së re nga qyteti Lukban.

Vajza dymbëdhjetë vjeçe lypte nëpër rrugë kur e fotografoi fotografi Topher Kinto Burgos, dhe dy vite më vonë Rita Gaviola është aktore dhe manekine e cila ka adhurues të shumtë nëpër gjithë Azinë.

Vogëlushja nga fisi vendor Bahau lypte për t’i ndihmuar prindërit që ta ushqejnë familjen. Përveç Ritës, ata i kanë edhe pesë fëmijë tjerë.

“Ishim të mahnitur me bukurinë e saj”, thotë fotografi Topher Kinto Burgo, derisa përshkruante se si e kishte parë Ritën për herë të parë. E kishte gjetur këndin e volitshëm dhe e kishte fotografuar.

Fotografia ishte shpërndarë nëpër internet me mijëra herë. Përdoruesit e rrjeteve sociale ndienin keqardhje për vajzën dhe filluan të mbledhin para për shkollimin e saj. Mediet gjithashtu u interesuan, dhe kështu ajo u paraqitë në “Big Brother” të Filipineve. Ky reality show i ndihmoi të bëhet yll në gjithë vendin.

Sot në Instagram e përcjellin 100.000 njerëz. Duke falënderuar bukurisë së saj ajo doli nga varfëria.

Nën një fotografi ajo ka shkruar:

“Shumë mirë e mbaj mend kur më kanë fotografuar. Isha nga pak e frikësuar dhe e trishtuar sepse nuk e dija se çfarë do të ndodh.

Më së shumti është frikësuar mos ta arrestojnë sepse është duke lyp nëpër rrugë, por gjithçka doli ndryshe, duke i falënderuar fotografit, me të cilin ende është në kontakt. /albeu.com/