A është ndarë me Xhensilën për të shpëtuar pasuritë? Ja si përgjigjet Bes Kallaku

272
0

Prej disa kohësh po përflitet në media se çifti Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj kanë shpikur një situatë, duke u shtirur në publik sikur i kanë dhënë fund martesës së tyre nga e cila kanë edhe dy fëmijë, për të shpëtuar pasurinë.

Bes Kallaku i cilësoi haluçinacione këto deklarata, që sipas tij marrin vëmendje në media vetëm për klikime.

“Vetëm për klikime dhe sukses, media i jep përparësi disa kuadrove dhe disa avokatëve apo disa figurave dhe personazheve që flenë me haluçinacione dhe flasin e baltosin emrin e një personi që ka 20 vite karrierë. Unë e marr problemin tim dhe e çoj në qiell, ia çoj Zotit. Është ai që vendos për gjithçka kur ti je në të drejtë tënde. Nuk kam pse merrem me gjarpërinj në tokë”, u shpreh Bes Kallaku.

Ai foli edhe për marrëdhënien me fëmijët pas ndarjes nga Xhensila. Djali, Ameni është vetëm 6 muajsh, por me vajzën e tij, Ajkën ka një lidhje të ngushtë, gjë që e tregon shpesh edhe në rrjetet sociale.

“Djali është 6 muajsh, është i vogël. Por dashuria e babait për vajzën, dhe dashuria e vajzës për babanë… Ajka është lule e bukur e gjakut tim. Deri tani, sa të rritet dhe pak djali, Ajka është dashuria ime më e madhe. Ajka është gjithçka e imja. Është shumë xheloze për Amenin. Me Ajkën jam shumë i lidhur. Për shkak të impenjimeve, kohën e lirë që kam mundohem t’i përkushtohem Ajkës, të shkoj të marr fëmijët dhe të rri me fëmijët”, deklaroi ai, në Vizion Plus.

Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj u martuan disa vite më parë në një dasmë madhëshore, pas më shumë se 10 vitesh lidhje dashurie. Raporti i tyre ka qenë vazhdimisht i komentuar, veçanërisht në vitet e fundit.

Bes Kallaku konfirmoi zyrtarisht ndarjen në një dalje publike në Ferma Vip. Edhe vetë Xhensila e ka konfirmuar ndarjen nga Besi, por jo në mënyrë të drejtpërdrejtë. Në ditëlindjen e saj ajo ndau disa foto me dy fëmijët, ku poshtë shkruante se në zemrën e saj ka vend vetëm për Ajkën dhe Amen.