Kush është politikani që arrestohet të martën? Anila Hoxha ‘plas bombën”, bën publike përgjigjen e SPAK

516
0

Gazetarja Anila Hoxha është pyetur nga moderatorja Grida Duma në “Top Story” nëse janë të vërteta apo lajmet që qarkullojnë se këtë javë pritet arrestimi i një politikani të rëndësishëm.

Hoxha publikoi përgjigjen që ka marrë pas interesimit në SPAK .

Grida Duma: Së shpejti një arrestim i rëndësishëm? Për këtë bëhet fjalë?

Anila Hoxha: Parimisht fjalët që qarkullojnë pranë gjykatës së posaçme janë të tilla por janë ende të paverifikuar. Një politikan i lartë ose të shtunën ose të dielën, nëse nuk konfirmohet ngelet thashethem. Thashethemi ishte se SPAK kishte kërkuar urdhër arrest, por masa e sigurisë ishte kthyer, kjo ishte e pabazuar.

Reagimin më të fundit nga SPAK për Monika Kryemadhin dhe Metën nëse ka masë sigurisë dhe përgjigjja zyrtare e SPAK është “nuk kemi asnjë përgjigje apo koment për t’ju komunikuar” .