Kthesa e Motit, ja çfarë pritet ditet ne vijim sipas sinoptikanit: Në muajin Maj priten..

20539
0

E shtuna është dita e fundit me vranësira pasi të dielën do të rriten vlerat termike. Sinoptikanët parashikojnë që termometri do të shënojë 28 gradë.

“Fundjava do të sjellë rritje të temperaturave të ajrit. Vlera e temperaturave do të jetë 24-25 gradë celcius. Jo vetëm fundjava, por edhe fillimjava do të sjellë rritje temperaturash, të cilat do të shkojnë deri në 28 gradë”, tha meteorologu Akil Osmani.

Ndërsa muaji maj do të jetë disa gradë mbi vlerat normale, ndonëse disa ditë do të shoqërohen me vranësira apo reshje shiu.

“Ndërkohë në muajin maj duke qenë se mbetet një muaj i pranverës, do të ketë herë pas here ditë që do të kemi prezente vranësirat dhe reshjet e pakta të shiut. Por edhe freskim të temperaturave, por jo si në javën që lamë pas”, tha Osmani.

Ajo që pritet këtë fundjavë janë disa re afrikane që do të sjellin rritje të ndjeshme të vlerave termike, por jo retë e pluhurit siç ndodhi disa javë më parë.