Dollari amerikan ka regjistruar pikë këtë mëngjes duke u blerë sot me 93.8 lekë dhe duke u shitur me 948 lekë nga dita e djeshme sipas kursit të këmbimit lokal.
Monedha europiane ka shënuar një rritje të lehtë të kuotës sot pas rënies së vazhdueshme që ka pësuar këtë periudhë duke u blerë sot me 100.6 lekë dhe duke u shitur me 101.2 lekë.
Franga zvicerane ka humbur kuota mëngjesin e sotëm duke u blerë sot me 102.3 lekë dhe duke u shitur me 103.5 lekë në raport me dje referuar tregut të brendshëm valutor.
Paundi britanik blihet sot me 116.7 lekë dhe shitet me 117.7 lekë duke u forcuar disi nga një ditë më parë.