Ju ka bërë të qeshni me lot, rikthehet aktori historik i Portokallisë

964
0

Me dhjetëra karaktere e me batutat e tij në “Portokalli” ai ka bërë për të qeshur publikun për plot një dekadë, por prej disa kohësh aktori shumë i dashur, Erand Sojli nuk është më pjesë e këtij spektakli dhe po punon për një projekt filmi në SHBA.

Erandi ishte i ftuar ditën e sotme në “Pasdite në Top Channel” ku tregoi se ndjen mall për “Portokallinë” dhe se e ndjek edhe në Amerikë.

“Ndjej shumë mall, ndjej mall, ndihem krenar për veten, por mbi të gjitha për publikun tim. Më pëlqen ta quaj kështu. Është ky publik që na ka dashur të gjithëve”, është shprehur Erand Sojli.

Gjatë intervistës aktori ka kujtuar edhe audicionin e parë në “Portokalli”.

“Le të themi më erdhi një një zarf në shtëpi dhe më thanë ‘hajde në audicion’. Formati na lajmëroi për audicione. Në atë kohë ishte Gon Llakaj dhe Altin Basha. Unë nuk shihja asnjë, e kisha dritën e kamerës përballë, por dëgjoja Gon Llakajn dhe të qeshurën e tij karakteristike”, ka treguar Erand Sojli.

xing.al