Plane per fundjave? Ja cfare moti pritet te shtunen dhe te dielen sipas SHMU

6730
0

Këtë fundjavë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike dhe vlera të larta të presionit si rezultat I masave ajrore të ngrohta e të thata me origjinë nga Afrike e Veriut.
Moti do të jetë I qëndrueshëm dhe I kthjellët me kohëzgjatje të orëve me diell në të gjithë territorin, por nuk do të mungojnë alternime të herëpasherëshme vranësirash të mesme e të larta kalimtare gjatë orëve të mesditës.
Era do të fryjë e lehtë me drejtim veriperëndim-juglindje me shpejtësi 1-5m/s, në bregdet dhe lugina hera-herës arrin shpejtësi deri 8m/s shoqëruar me valëzim të forcës 1-2ballë në detet Adriatik dhe Jon.