Ferrari i ndarë në dy pjesë, vdes në aksident tragjik pas koncertit DJ shqiptar në Itali!

2249
0

Isa Q. 40 vjeç ka ndërruar jetë në Itali si pasojë e një aksidenti automobilistik.

Bëhet me dije nga mediat e huaja se shqiptar i Kosovës ka humbur jetën tragjikisht teksa udhëtonte me një mjet tip ‘Ferrari’ të dielën në Italinë veriore.

40-vjeçari i cili banonte në Zvicrës, ishte DJ me profesion. Sikurse duket nga pamjet e ndara nga gazeta zviceriane Blick, Ferrari GT C4 i bardhë është copëtuar dhe ndarë në dy pjesë.

Viktima, me emrin Isa.Q., ishte duke lëvizur me mbi 200 km/h kur ka rrëshqitur në rrugën e lagësht dhe është përplasur në anësore.

Nga raportimet mësohet se 40-vjeçari, disa orë para vdekjes ishte në një klub nate në kantonin e Valais dhe pas performancës ishte nisur me Ferrari për në Itali. Vëllai i tij 41-vjeçar ka konfirmuar se automjeti i përkiste atij.

“Është e vështirë ta përshkruash me fjalë këtë person të madh dhe pozitiv. Por nëse do të më duhej ta përshkruaja me një fjalë, do të thosha se ai ishte personi më i dashur që e kam njohur”, tha ai.

Dyshohet se bashkë me të ka humbur jetën edhe një grua. Sipas raportimeve të mediave italiane, identifikimi është i komplikuar pasi ata u dogjën në veturën që mori flakë. Ndërkohë, policia e Settimo Torinese ka kontaktuar disa të afërm dhe u ka kërkuar atyre që të ndihmojnë në identifikimin e të vdekurve përmes analizës së ADN-së.