Dy tërmete me magnitudë 5.6 dhe 5.7 janë regjistruar paraditen e sotme në Greqi.
Lëkundjet janë ndjerë në qytete të ndryshme, ndërsa epiqendra e saktë ndodhet 25 kilometra në lindje të Strofades.
Termetet e forta janë ndjereë edhe në ishullin e Kretës. Nga goditjet e tërmeteve nuk raportohet për persona të lënduar.