Akuzat për ngacmim seksual, Sajmir Kodra con ne gjygj Egla Cenon

190
0

Mbrëmjen e djeshme në Big Brother Vip u trajtua deklarata e bërë nga banorja Egla Ceno ditë më parë ku akuzonte një ish gazetar të Top Albania Radio për ngacmim seksual 25 vite më parë kur aktorja kishte shkuar për të kërkuar punë.

Ky fakt u bë i njohur gjatë një bisede të saj me Julian. Pas kësaj deklarate të Eglës, në rrjet është përfolur emri i Sajmir Kodrës.

Pas klipit për këtë bisedë Top Channel transmetoi të plotë edhe një reagim të Sajmir Kodrës lidhur me këtë akuzë, ku ai ndër të tjera tha se do ta ndiqte në rrugë gjyqësore akuzën e Eglës.

Big Brother nuk e trajtoi klipin në ‘prime’ e kaluar për shkak se mungonte reagimi i Kodrës, por vendosi ta trajtonte pikërisht mbrëmjen e djeshme, kur edhe ish gazetari i Top Albania Radio reagoi.

Moderatori i “Big Brother Vip Albania 3”, Ledion Liço sqaroi se i kishte ftuar Kodrën të ishte pranishëm në program dhe të jepte versionin e tij, teksa tha se deklaratat e secilit banor brenda shtëpisë, janë personale.

“Televizioni nuk ka kompetencën për të vërtetuar akuza të çdonjërit prej jush. Ne jemi shumë të kujdesshëm dhe themi që çdo opini on që ndahet në këtë program është i personit që e thotë. Unë personalisht jam shumë i kujdesshëm në çdo gjë që them për të mos dashur të lëndoj askënd që e sheh këtë program. Dua të them që në rastin e zotit Kodra, menjëherë e kam ftuar personalisht që të vijë në program dhe të sqarohet nëse do të kishte dëshirën për ta bërë dhe dua tju them që ka raste që Big Brother përdoret për lojërat e Big Brother dhe ka raste që përdoret edhe për këtë që bëtë dhe u jam mirënjohës si një burrë që drejton një institucion prej tre vitesh, por mbi të gjitha si babai i një vajze”, tha Ledioni.

Moderatori i programacionit i kërkoi Eglës gjithashtu që të provonte akuzat e saj, pasi në të kundërt ekziston ligji i shpifjes për deklarata të kësaj natyre.

Egla tha se nuk ka prova, por tha se mund të bëjë diçka tjetër në të ardhmen.

Unë i kërkoj që të qetësohet vërtet pa kaluar në skenarë, regjisorë e aktorë. Unë marr përgjegjësi për gjërat që nxjerr nga goja, çfarëdo gjëje, le të vijë gjykata. Unë nuk do kem prova materiale sepse nuk kam shkuar atje për të regjistruar dhe vënë në kurth zotin Saimir, ishte një event nuk është i regjistruar, por mund të bëj një gjë tjetër që do e mendoj fort dhe mirë para se ta prononcoj”, tha Egla.